“Katandisja e presidencës” Tahiri: Presidentja foli kur i tha Kurti
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar paraqitjen e djeshme të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo ka bërë me dije se e para e shtetit ka folur kur i ka thënë kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se paraqitja e shefes së shtetit në konferencë ishte katandisje.
“Ma ne fund foli presidentja - por foli ku i tha Kurti me fol dhe cka me fol -katandisja e presidences..”, ka shkruar Tahiri.