Katër persona lëndohen në aksident trafiku në Parallovë të Novobërdës - NACIONALE

Katër persona lëndohen në aksident trafiku në Parallovë të Novobërdës

3 orë më parë

nga NACIONALE

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Parallovë të Novobërdës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

Sipas tij, të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë dhe më pas janë dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Gjilan.

“Ju njoftoj se sot në ora 15:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fsh.Parallovë,KK-Novobërdë. Njësitet e Trafikut rajonal, ndihma e parë dhe zjarrëfikësit kanë dalë, në vendngjarje”, ka deklaruar Hashani.

Ai ka bërë të ditur se njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.

“Nga hetuesit e aksidentit jemi njoftuar se në aksident janë të përfshira dy vetura dhe janë të lënduar katër persona të cilët nga ndihma e parë janë transportuar në QE-Gjilan. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te aksidenti”, thuhet në konfirmim.

Lajme të ngjashme