Kastrati i PSD-së bën thirrje për protestë: Vizita e Trendafilovas, instrument propagande kundër UÇK-së
Ish kryetari i Kamenicës dhe aktivisti i PSD-së, Qëndron Kastrati ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e të mërkurës kundër Kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Kjo protestë do të mbahet në Gjilan, vendin ku do të jetë znj. Trendafilova.
“TrendafilOUT” – është titulluar kjo protestë e PSD-së që provon të kontestojë legjitimitetin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kastrati e ka quajtur vizitën e saj “instrument propagande”.
“Përpjekja e saj për ta rehabilituar një proces të padrejtë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mundet të kalojë pa u vënë re. Kjo vizitë është e padëshirueshme.” – ka thënë z. Kastrati.