Kasolli: Zgjedhjet e 9 shkurtit do të prodhojnë një realitet ku të gjitha partitë do të jenë humbëse - NACIONALE

Kasolli: Zgjedhjet e 9 shkurtit do të prodhojnë një realitet ku të gjitha partitë do të jenë humbëse

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Kasolli ka bërë me dije se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk do ta kënaq asnjë parti politike.

Ai ka vlerësuar se për herë të parë zgjedhjet nacionale do të prodhojnë një realitet humbës për partitë politike parlamentare.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se më 9 shkurti pushteti nuk do të jetë në gjendje ta ruaj mbështetjen që e ka marrë në zgjedhjet paraprake, kurse opozita do të dështojë të marr rezultatin e pretenduar.

“Sipas te gjitha gjasave, zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, për herë te pare do ta prodhojnë një realitet politik ku të gjitha partite politike parlamentare do të jene humbëse. Pra ku pushteti nuk do te jete ne gjendje ta ruaje mbështetjen qe e ka gezuar, kurse opozita po ashtu do te dështojë ta kompensoje kete deshtim. Ne kete kontekst, do te jete intersant te te shihet se cfare konfiguracioni politik do te ndërtohet sa i përket raporteve pozite-opozite, ne nje ambient ku asnjëra parti nuk eshte fituese e zgjedhjeve”, ka shkruar Kasolli.

Lajme të ngjashme