Kasolli: Vendimi për t'u dalë në ndihmë sektorit publik me 50 euro persekuton sektorin privat
Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë Kurti për mbështetur punëtorët e sektorit publik me 50 euro, si masë për t’u përballur me inflacionin.
Kasolli ka thënë se ky vendim “persekuton punëtorët e sektorit privat” dhe në rrethana normale, sipas tij, vendimi duhet të paditet në gjykatë.
Ai ka pyetur nëse ministria e Financave “ka të dhëna dhëna shkencore dhe statistikore që inflacioni i ka goditur vetëm ata që punojnë në sektorin publik?”.