Kasolli: S`është hera e parë që Kurti e refuzon Ramën, refuzimi ka rrënjë më të thella
Analisti Afrim Kasolli ka bërë me dije se refuzimi i kryeministrit Albin Kurti për të takuar Edi Ramën i ka rrënjet më të thella.
Ai ka treguar se kjo nuk është hera e parë që Kurti refuzon një takim me Ramën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se tani problemi është se ky refuzim po bëhet nga pozita e kryeministrit të Kosovës.
“Nuk është hera e parë që Albin Kurti i refuzon takimet me Edi Ramën. Por, problemi është se tani refuzime të tilla po i bënë nga pozita e Kryeministrit Kosovës, në dallim nga herë tjera. Madje, kur kishte ndodhur një refuzim i tillë, Rama atëbotë para gazetarëve ishte përgjigjur me fjali që ka mbetur ikonike, ‘kush jam unë që të më pranoj Albini, kur e ka refuzuar krejt botën’”, ka shkruar Kasolli.
Më tej, a ka treguar motivet e këtij refuzimi.
“Këto fakte tregojnë se frustrimi i Albinit me Ramën është i kahershëm. Edhe para se të jetë kryeministër i Kosovës. Kurse tashmë është agravuar më shumë. Dhe shkaqet e kësaj sjellje duhet kërkuar më shumë tek disa motive më thella të Kurtit, se sasa të anulimi i takimit ndërmjet dy qeverive nga Rama në Gjakovë. Sepse këtu duhet potencuar po ashtu, se as këtë takim nuk e ka anuluar Rama, por Albini. Rama vetëm nuk i është përgjigjur nevojës psikologjike të Kurtit për spektaklëël për shkak të krizës në Veri. Madje nga mbështetës të Kurtit nuk munguan as thirrjet për ta dënuar Ramën sipas ligjeve të luftës. Sepse për ta shpenzimi i buxhetit të shtetit për mish e dreka qeveritare në ndonje restorant ne Gjakove kishte aromën e luftës”, ka vlerësuar Kasolli.
Sipas tij, kryeministri Kurti me të marrë postin e të parti të Qeverisë ka vendosur të sfidojë kryeministrin Rama.
“Sidoqoftë, e vërteta e këtij tensioni është me e thellë. Pasi ishte bërë kryeministër Kurti ishte pyetur nga mediat se cilat do të jenë raportet e tij me liderët e Shqipërisë. Ai ishte përgjigjur se do të bashkëpunoj nëse më përshtaten, nëse jo do t’i sfidoj. Dhe ai i hyri kësaj aventure për të sfiduar Ramën, në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, duke menduar se do të mund ta denigronte atë sikur pjesën tjetër të politikës në Kosovë. Mirëpo në atë rast pësoi një humbje të turpshme politike, duke iu rrënuar shpresat për t’u afirmuar në një lider gjithëkombëtar. Prandaj, ikja e tij nga Rama, me lloj lloj arsyetime është strukje nga e vërteta e tij e hidhur. Ndërkohë, për t’i krijuar satisfaksion për këto depresione, përkujdeset lukunia e tij propagandistike”, ka shkruar ai.