Kasolli për Kurtin: Justifikimi i tij i sotëm e verifikon që ai është arsyeja kryesore e dështimit të negociatave për president - NACIONALE

Kasolli për Kurtin: Justifikimi i tij i sotëm e verifikon që ai është arsyeja kryesore e dështimit të negociatave për president

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Filozofi Afrim Kasolli the deklarimi i sotëm i Albin Kurtit, kryeministër i vendit, e dëshmon se ai është arsyeja se pse kanë dështuar negociatat për president.

Thirrjen e tij se “populli nuk ua dhanë opozitës, e s’mund tua jap as unë”, Kasolli e sheh për logjikë që Kurti ka kërkuar “subordinim të çdo segmenti tjetër politik dhe partiak.”

“Sepse ky i fundit (populli) nuk ia ka dhene mandatin as Albin Kurtit qe ta kete presidentin sipas preferencave te tij. Përndryshe, po ta kishte kishte fituar kete privilegj ai nuk do te kishte nevojë per partitë opozitare,” shkroi Kasolli.

Postimi i plotë:

Pikërisht justifikimi i sotem i Kurtit se pse nuk ka marrëveshje politike ndërpartiake per temën e Presidentit e verifikon katërçipërisht se i njejti ka qene arsyeja kryesore se pse kane e dështuar keto negociata.

Ai deklaroi "se nuk mund t'ua jap atyre atë pozitë qe nuk ua ka dhënë populli". Pra partitë opozitare nuk kane mandat qe ta kenë kandidatin e tyre.

Kjo tregon se i njëjti gjate gjithë kohës ka kerkuar subordnim te cdo segmenti tjeter politik dhe partiak ndaj tij, sepse ne këtë mënyrë ato kane mundesi të homogjenizohen me popullin. Kurse duke ju kundërvënë Albin Kurtit ato i kundërvihen politikisht popullit.

Mirëpo, eshte ky standart logjik qe deshmon per pozicionimin e tij kundër "popullit demokrat". Sepse ky i fundit nuk ia ka dhene mandatin as Albin Kurtit qe ta kete presidentin sipas preferencave te tij. Përndryshe, po ta kishte kishte fituar kete privilegj ai nuk do te kishte nevojë per partitë opozitare.

Prandaj, ate qe nuk e ka fituar nga populli ai ka pretenduar ta përvetësoi nga subjektet tjera ne mënyrë qe keto te fundit ta tradhetojne pikërisht mënyrën se si shfaqet populli ne demokraci. Ngase sic ka thënë filozofi i njohur gjerman, Jurgen Habermas, tashmë i ndjerë, ne këtë sistem politik ky entitet gjithmonë manifestohet vetëm kategori plurale.

Lajme të ngjashme