Kasolli: PDK-ja e ka të pamundur ta ndërtojë një qëndrim të përbashkët për Planin e BE-së
Analisti Afrim Kasolli ka bëre me dije se PDK-ja e ka të pamundur ta ndërtojë një qëndrim të përbashkët për marrëveshjen me Serbinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky konfuzion është vërejtur edhe në fjalimet e despotëve të PDK-së në debatin parlamentar për dialogun.
“Para dy dite në shkrimin "Kakofonia e PDK-së" e pata ngritur si mundësi faktin se kjo parti sic po shihet e ka te pamundur ta ndertojë një qëndrim të përbashkët për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky konfuzion vërehej edhe nga fjalimet e deputeteve të kësaj partie gjatë seancës plenare. Ato oskilonin nga njëri ekstrem në tjetrin. Dhe se mund të vie situata ku dikush përcaktohet pro planit Franko- Gjerman, e dikush kundër. Deklarim sonte i nën kryetarit të partise S.Lushtaku pro ketij dokumenti e bënë edhe me të mundshëm këtë skenar”, ka shkruar Kasolli.