Kasolli: PDK duket se e ka harruar përfaqësimin gjinor 50/50 - NACIONALE

Kasolli: PDK duket se e ka harruar përfaqësimin gjinor 50/50

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Kasolli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës duket se ka harruar edhe përfaqësimin gjinor 50/50.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo parti nuk ka arritur ta kompletojë as kabinetin e Qeverisë në hijë.

“Dhe sikur te besonte ne menyre te njëmendtë ne ate propozim, mbase do te kishte luftuar me te gjitha forcat qe ate kauze politike ta shderronte ne norme ligjore.” – ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë:

PDK lere qe nuk arriti ta kompletoje, qe sa kohe, kabinetin e qeverisjes nen hije, por si duket e harruan edhe spektaklin e momementit per perfaqsim gjinor 50% me 50%. Per me teper kjo parti ka pasur nje ndikim serioz ne reformen e ligjit zgjedhor. Dhe sikur te besonte ne menyre te njëmendtë ne ate propozim, mbase do te kishte luftuar me te gjitha forcat qe ate kauze politike ta shderronte ne norme ligjore. Dhe keshtu ligji i ri do t'i detyronte partite politike qe ne listat zgjedhore përfaqsimi te ishte 50% me 50% per te dy gjinite, e jo te mbetej si eshte tani 30%, i cili pikerisht per shkak te ketij neni do to nenshtrohet vlersimit te kushtetutshmërisë. Politika komike ndryshe nuk eshte!

Lajme të ngjashme