Kasolli pas arrestimit të Demollit: Pushteti të ndal persekutimin, ndjekjen e arrestimin e oponentëve - NACIONALE

Kasolli pas arrestimit të Demollit: Pushteti të ndal persekutimin, ndjekjen e arrestimin e oponentëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi politik, Afrim Kasolli ka reaguar pas arrestimit të aktivistës së PSD-së, Donjeta Demolli.

Demolli u arrestua pas një aksioni, derisa po ia kujtonte Kurtit qëndrimin e tij të mëparshëm për Asociacionit.

Kasolli e ka kritikuar këtë arrestim, duke thënë se opontentët politik arrestohen vetëm në Rusi e Bjellorusi.

E plotë:

Pushteti duhet të ndal persekutimin, ndjekjen dhe arrestimin e aktivistëve oponente të tij ,sikur se që paska ndodhur me aktivistën e PSD-se Donjeta Demolli, e cila më anë të një aksioni simbolik ia ka kujtuar Kryeminsitrit Kurti qëndrimet e tij të mëhershme kundër Zajednicës dhe premtimet ndaj publikut se ajo nuk do të zbatohet kurrë. Kosova është vend demokratik dhe e drejta e protestës është e garantuar me ligjet dhe normat në fuqi. Vetem ne Rusi arrestohen kundërshtaret e pushtetit. Zaten edhe ashtu Kosova, Bjellorusia dhe Rusia janë vendet e vetme në Evropë që ndodhen nën sanksione.

Lajme të ngjashme