Kasolli: Marrëveshja me Serbinë duhet ta mbyll edhe Gjykatën Speciale
Analisti Afrim Kasolli mendon se marrëveshja Kosovë-Serbi, e cila do të bazohen në planin e BE-së, duhet ta mbyll edhe Gjykatën Speciale.
Ai ka vlerësuar se kjo duhet të ndodh për shkak preambulës së këtij dokumenti, ku flitet për tejkalimin e trashëgimisë të së kaluarës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se nëse Specialja vazhdon punën edhe pas nënshkrimit të këtij dokumenti, ky i fundit nuk do të këtë ndonjë rendësi për Kosovën.
“Marrëveshja për normalizimin e mardhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk guxon të kalojë në këtë mënyrë, të paktën edhe pa mbylljen e punës së Gjykatës Special. Sepse në preambulën e saj bëhet fjalë për tejkalimin e trashëgimisë e të së kaluarës. Prandaj, edhe nëse pas pajtimit për këtë model, ky trup juridiko-politik vazhdon aktivitetin e tij, atëherë ky dakordim nuk është asgjë tjetër, pos një përpjekje ndërkombetare e përkrahur edhe nga vetë përfaqësuesit e Kosovës për ta amnistuar të kaluarën gjenocidiale të Serbisë në njërën anë, dhe për për ta vazhduar gjykimin për krime lufte ndaj UÇK-së, në anën tjetër. Sepse çfarë kuptimi, ndonëse edhe ashtu deri më tani ajo ishte e pakuptimtë, e ka tash e tutje puna e Gjykatës Speciale, nëse palët janë pajtuar se kaluara duhet të tejkalojet?”, ka shkruar Kasoli.
Më tej, ai ka shtuar se pala kosovare duhet të insistojë në këtë gjë.
“Solidarizimi me këtë formulë është miratimi më bizar i mundshëm me një padrejtësi historike që mund t'i ndodh Kosovës. Ku sipas kësaj logjike, duhet të vazhdojë ndjekja juridike e përfaqësueseve të UÇK-së për të kaluarën e tyre, kurse të harrohet ajo e atyre që kryen krime shtetërore sistematike kundër shqiptarëve. Sepse kjo na qenka pengesë për paqe. Mirëpo, një pajtim i tillë nuk është asgjë tjetër pos pajtim me krimin dhe mos ndëshkimin e tij”, ka shkruar Kasolli.