Kasolli: Marrëveshja do të jetë kompromis i Kosovës dhe jo i Serbisë
Analisti Afrim Kasolli ka bërë me dije se marrëveshja e radhës në procesin e dialogut të Brukselit do të jetë vetëm kompromis i Kosovës dhe jo i Serbisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se diplomatët perëndimor po e joshin Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes.
“Në vazhdimësi është thënë nga diplomatë ndërkombëtarë, se që të arrihet një marrëveshje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, liderët e të dy vendeve, duhet dëshmojnë guxim politik për kompromise të vështira. Dhe se në vetëm në kësi situata tregohet aftësia e tyre për të marrë vendime të rënda dhe jo popullore. Sepse përndryshe nëse palët qëndrojnë të bunkerizuara në pozicionet aktuale, nuk ka shansa të arrihet asnjë marrëveshje. Mirëpo, në të vërtetë përtej kësaj gjuhe joshëse dhe plotë ekuivoke diplomatike, çfarë do marrëveshje që do të arrihet në këto rrethana, shihet qartë se do jetë vetëm kompromis i Kosovës dhe jo i Serbisë”, ka shkruar Kasolli.