Kasolli: Deputetët e PDK-së nuk e ndihmuar financiarisht Drenicën pas përmbytjeve - NACIONALE

Kasolli: Deputetët e PDK-së nuk e ndihmuar financiarisht Drenicën pas përmbytjeve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Kasolli ka kritikuar deputetët e PDK-së për mospërkrahjen e Drenicës, e cila është prekur nga vërshimet në muajin e kaluar.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nga të dhënat e ofruara dje nga kryetari i Skenderajt asnjë deputet i kësaj partie nuk ka dhënë asnjë cent për ata që tashmë kanë nevojë me shumë se kurrë.

Vazhdon kopracia apo më mirë të themi indiferenca e kupolës drejtuese të PDK për ta ndihmuar financiarisht Drenicën pas përmbytjeve. Në të dhënat e ofruara dje nga kryetari i komunës asnjë deputet i kësaj partie nuk i ka dhënë asnjë cent për ata që tashmë kanë nevojë me shumë se kurrë. Edhe pse te njëjtit të pispillosur defilonin në vendin e ngjarjes. Dhe e amplifikonin propagandën se si pjesa tjetër e Kosovës ka përjetuar një kënaqësi intime për atë fatkeqësi”, ka shkruar Kasolli.

Sipas tij, në bazë të të dhënave të ofruar nga kryetari komunës, është treguar koprracia e deputetëve të PDK-së.

Kurse tash e vërteta po del e krejt e kundërt, që krejt pjesa e tjetër e Kosovës po i ndihmon Drenicës për aq sa ka mundësi, me përjashtim të këtyre deputetëve që kanë përfituar si politikisht ashtu edhe financiarisht nga ai rajon”, ka vlerësuar Kasolli.

Lajme të ngjashme