Kardiologu i reagon ashpër Nagavcit: S’ke meritë për njohjen nga SCOPUS, punën e bëra unë - NACIONALE

Kardiologu i reagon ashpër Nagavcit: S’ke meritë për njohjen nga SCOPUS, punën e bëra unë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kardiologu Gani Bajraktari i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi kjo e fundit tha se platforma shkencore SCOPUS njohu Kosovën pas angazhimit të saj.

Bajraktari përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Nagavci personalisht, e as ministria, nuk kanë meritë për këtë.

“Une e bera kete per qefin tim dhe per hater te shtetit tim, dhe nuk dua asnje merite per kete, anipse jam kontributdhenesi me i cituar ne kete platforme nga Kosova, dhe ti e as para-ardhesit tu nuk moret kurajon te me emeronit ne asnje nga Komisionet shteterore per shkence (sepse nuk kam rreshtim politik, gjeja me e padomosdoshme per nje shkencetar)!”, ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë i Bajraktarit:

Minstreshe,

eshte mire qe platforma SCOPUS e njohu Kosoves, madje eshte shume mire!

Por per kete nuk ka asnje merite Ministria dhe as ti personalisht! Sepse une personalisht (si individ) e bera kete (shif disa nga dhjetera komunimet qe kam bere)! Kjo, sepse edhe 14 vjet pas shpalljes se pavaresise askush nga Ministria nuk eshte marr me kete pune: As ata qe ishin para jush, as ju! Dhe kjo eshte shume keq!

Une e bera kete per qefin tim dhe per hater te shtetit tim, dhe nuk dua asnje merite per kete, anipse jam kontributdhenesi me i cituar ne kete platforme nga Kosova, dhe ti e as para-ardhesit tu nuk moret kurajon te me emeronit ne asnje nga Komisionet shteterore per shkence (sepse nuk kam rreshtim politik, gjeja me e padomosdoshme per nje shkencetar)!

Urime Ministreshe pranimin e shtetit te Kosoves ne paltofrmen SCOPUS, Urime!

Mesazhi i ketij shkrimi: Perpiquni qe te beni dicka te mire per vendin, duke mos u perpjekur qe ta ktheni ate ne kembim te meritave ditore, ne valute konvertibile politike per cdo gje qe frymon!

Askush nuk ka merita (madje as Qeveria) kur bie shi, kur nxene Dielli…

“Politikanët janë gjithandej të njëjtë. Ata premtojnë të ndërtojnë një urë edhe aty ku nuk ka lumë”.

Lajme të ngjashme