Kaplohet nga zjarri maja e katedrales në Rouen të Francës, evakuohet objekti - NACIONALE

Kaplohet nga zjarri maja e katedrales në Rouen të Francës, evakuohet objekti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Maja e katedrales së famshme në qytetin francez, Rouen, është kapluar nga zjarri. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po e luftojnë flakën, thanë zyrtarët lokalë.

Në fotografi të publikuara në rrjetin X nga autoritetet lokale shihet tym i zi duke dalë nga maja e ndërtesës që është rreth 150 metra e lartë, raporton televizioni BBC.

Kryetari i qytetit, Nicolas Mayer-Rosssignol, tha se prejardhja e zjarrit nuk është e njohur tani për tani, duke shtuar se “të gjitha burimet janë mobilizuar”.

Katedralja është evakuuar dhe është vendosur një perimetër sigurie, thanë autoritetet.

Nuk ka raportime për pasoja në njerëz, sipas autoriteteve lokale, ndërsa niveli i dëmit në ndërtesë është i panjohur.

Lajme të ngjashme