Kapet 1kg marihuanë në Vushtrri, arrestohet një i dyshuar - NACIONALE

Kapet 1kg marihuanë në Vushtrri, arrestohet një i dyshuar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një operacion policor në Vushtrri ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogrami substancë narkotike.

Për këtë rast, u arrestua një i dyshuar.

Aaksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.

“Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore. Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor. Pas shoqërimit, E.F. pranoi të hapte automjetin, ku në bagazhin e veturës u gjetën 10 pako të mbështjella, secila me rreth 100 gram substancë që dyshohet të jetë marihuanë – në total rreth një (1) kilogram”, thuhet në njoftim.

Njësitë policorë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e të dyshuarit.

Lajme të ngjashme