Kaos në Kuvendin e Shqipërisë: Përplasje fizike mes deputetëve e sigurimit
Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe forcave të Gardës së Republikës, të cilët kanë ndaluar deputetët të futen në ambientet e Kuvendit.
Ish-kryeministri Berisha teksa ka tentuar që të shkojë te foltorja, është ndaluar nga Garda. Më pas ka ndërhyrë deputeti Gazment Bardhi, i cili i ka kërkuar gardistëve të mos e shtyjnë.
“Mos e shty me dorë atë, ca ke që e ndalon, hapu pak”, thotë Bardhi.