“Kaos”, Memli Krasniqi ia “fut” sponsorizim edhe postimit për raportin e Human Rights Watch
Partia Demokratike e Kosovës përsëri ka sponsorizuar një shkrim të kryetari të saj, Memli Krasniqit. Në luftë për të dërguar mesazhin tek sa më shumë qytetarë, PDK ka zgjedhur metodën më të lehtë: sponsporizimin e postimeve.
Kësaj radhe PDK ka paguar lekët për të sponsorizuar statusin e Krasniqit në lidhje me raportin e Human Rights Watch.
“Kaosin, mungesën e kompetencës, keqqeverisjen dhe pasigurinë sociale e politike të krijuar gjatë vitit 2022 në vendin tonë – e ka evidentuar edhe raporti i fundit për Kosovën i organizatës Human Rights Ëatch.” – shkruan z. Krasniqi.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Krasniqit i janë sponsorizuar postimet në Facebook.