Kanosja e gazetarëve të “Nacionales” dhe “Betimit për Drejtësi”, Policia: Rasti nën hetime
Kanosja e gazetarëve të Nacionales dhe Betimit për Drejtësi dje pas një seance gjyqësore në Viti është evidentuar edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Policia ka treguar se gazetarët janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendej në sallën e gjykimit.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.
“Viti 30.01.2026-14:30. Raportohet se pas përfundimet të një seance gjyqësore që ishte duke u mbajtur në Gjykatën Themelore në Viti, gazetarët janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendej në sallën e gjykimit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, është thënë në raportin e Policisë.