Kanosi policët, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Kanosi policët, arrestohet i dyshuari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Podujevë është arrestuar një person, i cili dyshohet se kanosi policët gjatë një kontrolle të veturave.

Policia ka treguar se i dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë gjatë një pike kontrolli të veturave. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme