Kanosi me armë zjarri, arrestohet një person në Shtërpcë - NACIONALE

Kanosi me armë zjarri, arrestohet një person në Shtërpcë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 35-vjeçar në Shtërpcë.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se i njëjti dyshohet për kanosje me armë.

Policia ka treguar se të dyshuarit i janë gjetur një pistoletë me 28 fishekë.

“Një person derisa po qarkullonte me veturën e tij me targa vendore, është përcjellur nga një veturë tjetër, shoferi i së cilës ka ndaluar në rrugë dhe e ka kanosur me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të Shtërpcës. Disa minuta më vonë policët e stacionit kanë arritur që në qendër të Shtërpcës të ndalojnë veturën e dyshuar dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit të shoferit dhe veturës kanë gjetur një armë të zjarrit (pistoletë ) me 28 fishekë”, është thënënë raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme