Kandidatja e PDK-së për deputete merr mbështetje nga bashkëfshatarët e saj
Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, është mirëpritur sot nga bashkëfshatarët e saj në Gllanasellë të Drenasit.
Ajo ka bërë me dije se mbështetja e vendasve në rrugëtimin e saj politik ka rëndësi të jashtëzakonshme.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se rrëfimet banorëve të fshatit për babin dhe gjyshin e saj e bëjnë të ndihet mirë.
“Shumë e nderuar me mbështetjen që mora sot nga bashkëfshatarët e mi në rrugëtimin tim për deputete në Kuvendin e Kosovës. Mbështetja nga të afërmit, kushërinjtë dhe njerëzit e fshatit Gllanasellë ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për mua. Fjalët e mira të këtyre njerëzve për babin tim Jusufin dhe tregimet e tyre për gjyshin tim Murat Berisha, i cili ka qenë bashkëluftëtar i heroit Shaban Polluzah, kanë qenë frymëzim për mua. Me kryeministër Bedri Hamza, Kosova do të mundet më mirë për çdo fshat dhe qytet të Republikës sonë”, ka shkruar Berisha.
Në listën zgjedhore të PDK-së, Berisha mban numrin 68.