Kandidatit të VV-së për deputet s’i lënë përshtypje fjalët e Kurtit në odën e mulla Osmanit – nis e sos në telefon - NACIONALE

Kandidatit të VV-së për deputet s’i lënë përshtypje fjalët e Kurtit në odën e mulla Osmanit – nis e sos në telefon

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkuar në odë – përsëri – mulla Osman Musliut. Atij ia tha disa fjalë lavdëruese që nuk i lanë fort përshtypje atij që ishte ulur në krahun e tij të majtë.

Pasi Kurti e mori fjalën dhe filloi të thurte lavdata për hoxhën e njohur, kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Gani Krasniqi, po qëndronte tërësisht indiferent.

Me gjasë, çështje prioritetesh. Paralelisht me buzët e Kurtit, po lëvizte edhe gishti i dorës së djathtë të Ganiut, i cili, për ta mbajtur sa më stabil, telefonin po e mbante edhe me dorën e majtë.

Ndërkohë, kandidatja tjetër e VV-së për deputete, Egzona Tërdevci, ishte shumë më e vëmendshme. Edhe ajo shihet duke e përdorur telefonin, por vetëm për pak sekonda, për t’u kthyer pastaj në “ngjarje” – te fjalët e Kurtit drejtuar hoxhës.

Vite më parë, në internet ishte bërë virale një fotografi ku Kurti shihej duke ngrënë fasule në konakun e hoxhës Musliu.

Mësa duket, Kurtit i ka lënë përshtypje kjo gjë dhe ka vendosur që në këtë fushatë ta shfrytëzojë edhe një herë popullaritetin e Musliut për të “fshirë” jo më pak se 12 mijë pëlqime në “Facebook”.

Lajme të ngjashme