Kancelari i Gjermanisë paralajmëron Samit në nëntor, me vendet e Ballkanit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka paralajmëruar një Samit që do të mbahet në nëntor me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pas një takimi me kryeministrin slloven Robert Golob në Berlin, në të cilin një nga temat ishte zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, Scholz tha se mund të arrihet një marrëveshje për hapat e mëtejshëm konkretë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Ai vuri në dukje se Ballkanit Perëndimor iu premtua një perspektivë e shpejtë dhe realiste e BE-së në vitin 2003, por ai vlerësoi se pak ka ndodhur që atëherë.
Sipas tij Gjermania dhe Sllovenia dëshirojnë të bashkëpunojnë për t’i dhënë një shtysë të re procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. /Euronews