Kancelari i Gjermanisë e refuzon planin e Putinit për paqen në Ukrainë: Nuk është serioz
Dje presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, propozoi një plan për ndalimin e luftës në Ukrainë.
Në lidhje me këtë propozim, ka folur Olaf Scholz, kancelar gjerman. Siç raporton “The Guardian”, Scholz tha se liderët e G7 nuk e kanë diskutuar propozimin e paqes së Putinit “pasi të gjithë e kanë ditur që ata nuk janë serioz”.
“Të gjithë e dinë se ky propozim nuk ishte menduar seriozisht, por kishte të bënte me konferencën e paqes në Zvicër” – tha Scholz për televizionin ZDF në një intervistë.