Kanadaja do të hedhë në bërllok mbi 13 milionë vaksina “AstraZeneca”, s’i do askush
Autoritetet kanadeze do të asgjësojnë rreth 13.6 milionë doza të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” kundër Covid-19 për shkak se nuk kanë mundur të gjejnë të interesuar as brenda vendit, as jashtë tij.
Më 2020, Kanadaja kishte nënshkruar një kontratë me këtë kompani për blerjen e 20 milionë dozave. Të paktën 2.3 milionë kanadezë kanë marrë të paktën një dozë mes marsit dhe qershorit të vitit të kaluar.
Pas shqetësimeve për mpiksjen e rrallë të gjakut, të shkaktuar nga vaksina e kompanisë “AstraZeneca”, Kanadaja u përqendrua te përdorimi i vaksinave të kompanive të tjera, “Pfizer” dhe “Moderna”.