Kamberi për disa "ndërhyrje telefonike": Popullata nuk bie pre e ndikimeve
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për procesin zgjedhor që po mbahet në Serbi.
Ai për Kosova Press ka thënë se ditëve të fundit ka pasur telefonat me numra të panjohur në gjuhën serbe, ku kërkohej për të votuar një listë të tyre.
Kamberi ka thënë se prapa tyre qëndrojnë organet shtetërore teksa ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të bien pre ndaj këtyre ndikimeve.
“Informacionet që kam deri tani, procesi po shkon në rregull, janë hapur vendvotimet, nuk është hasur asnjë problem dhe pres që gjatë gjithë ditës kështu të shkoj. Sa i përket ndërhyrjeve në proces zgjedhor, Serbia është një vend i cili tashmë është karakterizuar dhe është legjitimuar në një formë edhe me një rezolutë të parlamentit evropian nga një vend në të cilin ndërhyrjet në zgjedhje janë të shpeshta. Kemi pasur dy ditët e fundit ndërhyrje telefonike në formë të këshillave, sugjerimeve, të votojmë për një listë këtu dhe këshillat vijnë në gjuhën serbe nga telefonata me numër të panjohur. Dyshimi jonë është se janë këta përfaqësues të organeve shtetërore që mundohen të ndërhyjnë në procesin zgjedhor, por besoj popullata jonë nuk do të bie pre e atyre ndikimeve... Është me rëndësi për Bujanoc që të gjithë shqiptarët në çdo vendbanim t’i përgjigjen ftesës për zgjedhje të votojnë për kandidatët e vet dhe në një formë ta verifikojmë atë që dy vite më parë -përcaktuam regjistrimin e popullsisë, që shqiptarët janë shumicë në këtë komunë dhe besoj se do të ketë një shumicë të re të ndërtuar prej partive politike shqiptare”, ka thënë Kamberi.