Kamberi: Memorandumi i nënshkruar nënkupton realizimin e përkujdesjes institucionale të Kosovës ndaj Luginës - NACIONALE

Kamberi: Memorandumi i nënshkruar nënkupton realizimin e përkujdesjes institucionale të Kosovës ndaj Luginës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtare Shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Kamberi në Facebook ka shkruar se ky memorandum nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucione të Kosovës ndaj Luginës së Preshevës.

Nënshkrimi i Memorandum bashkëpunimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës dhe dëshmon kredibilitetin që Këshilli Kombëtar ka ndërtuar tek faktori kombëtar. Përkrahjen e Republikës së Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar do ta ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme