Kamberi e dërgon në parlamentin serb rezolutën që dënon gjenocidin në Srebrenicë
Deputeti i vetëm shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, bazuar në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të datës 23 maj 2024, së bashku me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin Shkrijeë dhe Selma Kuçeviq, kanë nisur një iniciativë për aprovimin e Rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë.
Kamberi tha se nëse do të miratohet Rezoluta, kërkon shpalljen e 11 korrikut si Ditën e Përkujtimit ndaj viktimave të gjenocidit, duke nderuar ato, por edhe duke u angazhuar për parandalimin e tilla mizorive në të ardhmen, miratimi i saj do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, pajtimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në rajon.
“Iniciativa ka për qëllim të dëshmojë se në Serbi ekzistojë forca politike që kundërshtojnë politikën zyrtare të negacionit të krimeve të luftës, gjenocidit dhe shtrojnë si objektiv domosdoshmërinë që Serbia të ballafaqohet me krimet që janë kryer në emër të saj, forca politike që mbështesin Rezoutën e OKB (78/282 të 23 majit të këtij viti për Gjenocidin në Srebrenicë)”, shkruan Kamberi.