Kamberi ia kërkon Vuçiqit zbatimin e Planit Shtatë-Pikësh - NACIONALE

Kamberi ia kërkon Vuçiqit zbatimin e Planit Shtatë-Pikësh

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, integrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet shtetërore.

Në takimin që ka pasur me presidentin serb, Kamberi ka kërkuar zbatimin e Planit Shtatë-Pikësh, i cili parasheh mënyrën e integrimit të shqiptarëve në këto institucione.

Deputeti shqiptar ka adresuar edhe çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ne shkojmë për herë të pestë dhe kërkesat tona janë të vjetra. Tema kryesore e planit shtatë-pikësh është zhvillimi ekonomik, integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, çështja e diplomave të panjohura, çështja e pasivimit të adresave, Përdorimi i termave fyese për shqiptarët – termi Šiptar. Të gjitha këto çështje nënkuptojnë jetë për shqiptarët në jug të Serbisë”, ka deklaruar ai.

Kamberi ka mohuar se synon që të jetë pjesë e qeverisë së Serbisë.

Ne i kërkuam presidentit që personalisht të advokojë për përmbushjet e këtij plani. Do të shohim çfarë ndodh. Duke ardhur këtu, ne deshëm të tregojmë konstruktivitetin në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme