Kamberi flet për tensionet në Kuvendin e Serbisë: Akuza të shumta se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas zhvillime në seancën konstituive të Kuvendit të Serbisë.
Ai ka bërë me dije se kjo seancë është karakterizuar me përplasje të ashpra në mes të pozitës dhe opozitës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kamberi ka shkruar se opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës
“Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi. Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi. Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”. Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar”, ka shkruar Kamberi.