Kalon projektligji për çmimet tavan mbi produktet bazë - NACIONALE

Kalon projektligji për çmimet tavan mbi produktet bazë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka hedhur në votim projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Konjufca tha se në votim morën pjesë 63 deputetë.

Rrjedhimisht, ky projektligj ka kaluar. Kryeparlamentari tha se nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas këtij projektligji, Qeveria do t’u vendosë tavan çmimeve të disa produkteve elementare për ta lehtësuar barrën e inflacionit te qytetarët.

Lajme të ngjashme