KALLXO.com: E dimë kush është autori i opinionit të botuar me pseudonimin “Lule Gjeli”, nuk ia zbulojmë identitetin - NACIONALE

KALLXO.com: E dimë kush është autori i opinionit të botuar me pseudonimin “Lule Gjeli”, nuk ia zbulojmë identitetin

1 orë më parë

nga NACIONALE

KALLXO.com ka pranuar se e njeh identitetin e personit që në vitin 2020 ia dërgoi për botim opinionin nën pseudonimin “Lule Gjeli”, por thanë se nuk do ta zbulojnë emrin.

“Identiteti i autorit me pseudonimin ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, thuhet në reagimin e mediumit.

Sipas KALLXO.com, autori kërkoi botimin me pseudonim, ndërsa redaksia vendosi t’ia redaktonte dhe publikonte shkrimin në hapësirën e opinioneve më 27 gusht 2020.

"Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”?
Përgjigje: Identiteti i autorit me pseudonimin “Lule Gjeli” nuk është i panjohur për ne. Autori i opinionit të publikuar në KALLXO.com ka kërkuar që artikullin e dërguar si opinion ta publikojë me pseudonim. Ka pasur edhe raste tjera, megjithëse fort të rralla, kur KALLXO.com ka publikuar përmbajtje nën pseudonim. Edhe në këtë rast, ka qenë vendim i redaksisë, që artikullin e dërguar me email ta publikojmë në pjesën Opinione me datë 27.08.2020 me pseudonim, por me redaktim tonin. Por, nuk e dijmë kush qëndron prapa Facebook profilit “Lule Gjeli”. Po e përsërisim, ky opinion është publikuar para se të fillojnë postimet me lajme të rreme nga profili Lule Gjeli në Facebook dhe kurrfarë pagese apo shpërblimi nuk është i lidhur me këtë publikim.Çfarë bashkëpunimi tjetër kanë pasur me Lule Gjeli?
Përgjigje: Pos publikimit të opinionit, kurrfarë bashkëpunimi tjetër nuk ka pasur as me autorin e opinionit, e as me facebook profilin Lule Gjeli. Vlerësimet dhe shenjëzimet e postimeve të profilit Lule Gjeli në Facebook si të rreme nuk do t’i quajmë si bashkëpunim, sepse disa herë kemi qenë të sulmuar mu për shkak të punës sonë në shenjëzimin e këtyre postimeve të rreme."

"Si përfundim, duam të sqarojmë se ekipi jonë do t’i drejtohet Gjykatës kompetente për t’i denoncuar të gjitha shpifjet lidhur me këtë rast. Për shkak të parimeve tona, do t’a respektojmë kërkesën për publikim nën pseudonim të opinionit në fjalë, por, nëse ka nevojë, jemi të gatshëm për bashkëpunim me organet kompetente, e jo me “Lule Gjelat” tjerë dhe me ata të cilët bijnë në ndikim të tyre", thuhet ndër tjera në reagim.

Lajme të ngjashme