Kallet xhamia në Mamushë, ende s’dihet shkaktari i zjarrit - NACIONALE

Kallet xhamia në Mamushë, ende s’dihet shkaktari i zjarrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një zjarr ka kapluar xhaminë në qytetin e Mamushës. Në pamjet e publikuara në RTK në gjuhën turke, shihen dëmet e shkaktuar nga zjarri, që ende nuk dihen arsyet se pse ndodhi.

Në lidhje me këtë zjarr është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Në rrethana të panjohura ka ndodhur një zjarr në një objekt, ku zjarrfikësit kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është duke u hetuar.” – shkruhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme