Kallasi thotë se koncesionet e propozuara territoriale në Ukrainë janë kurth i Putinit - NACIONALE

Kallasi thotë se koncesionet e propozuara territoriale në Ukrainë janë kurth i Putinit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar kundër shtyrjes së Ukrainës që t’i dorëzojë territore Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje të paqes në të ardhmen.

Duke folur në intervistën e saj të parë për media britanike që nga bisedimet e paqes mes udhëheqësve evropianë, presidentit Donald Trumpt të ShBA-së e Volodymyr Zelensky të Ukrainës, shefja e politikës së jashtme të BE-së i tha BBC-së se lejimi i Rusisë që të mbajë territore ukrainase është “një kurth në të cilin Putini dëshirojmë që ne të biem”.

Zyrtarja e lartë evropiane – e cila është vënë në “listën e personave të kërkuar” nga Kremlini – foli edhe për garanci “të besueshme dhe të forta” të sigurisë për Ukrainën. Ajo pranoi se nuk ka shumë “hapa konkretë” për një forcë frenuese në këtë fazë të bisedimeve.

“Garancia më e fortë e sigurisë është një ushtri e fuqishme ukrainase” – theksoi ajo, duke e vënë në pah rëndësinë e ndërtimit të garancive që “nuk janë vetëm në letër”.

Sipas Kallasit, u përket shteteve anëtare të “koalicionit të vullnetit” që të përcaktojnë saktësisht se si do të kontribuojnë ato dhe se nuk është ende e qartë se në çfarë kapaciteti do të operonin forcat.

“Putini vetëm po qesh, nuk po i ndal vrasjet, por po i shton ato. Ne po harrojmë se Rusia nuk ka bërë asnjë koncesion të vetëm” – tha kryediplomatja evropiane.

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian e ka hartuar pakon e 19-të të sanksioneve kundër Moskës për t’i bërë presion presidentit rus që të futet në bisedime të mëtejme.

Ndërkohë, presidenti amerikan të enjten caktoi një kornizë kohore prej dy javësh për ta vlerësuar perspektivën e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. “Pas kësaj, ne ndoshta do të duhet që të zgjedhim një rrugë tjetër” – paralajmëroi ai./Nacionale

Lajme të ngjashme