Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonojnë dialogun Prishtinë-Beograd - NACIONALE

Kallas: Zgjedhjet në Kosovë vonojnë dialogun Prishtinë-Beograd

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë janë arsyeja kryesore për mungesën e një rundi të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel liderësh.

“Ne, në fakt, kishim planifikuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës - dialog politik në nivel të lartë. Kishim pëlqimin e të dy liderëve - nga Kosova dhe nga Serbia - por tani po afrohen sërish zgjedhjet në Kosovë, gjë që natyrisht e shtyn procesin”, tha Kallas.

Sipas saj, Bashkimi Evropian po vazhdon angazhimin përmes punës me të dyja palët, me qëllim zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

“Unë, megjithatë, po punoj veç e veç me të dyja palët që të mund të vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë në fuqi”, shtoi ajo. /RTK

Lajme të ngjashme