Kalimi i çdo afati për konstituim të Kuvendit, Kelmendi pyet: A është shuar institucioni i Kuvendit të Kosovës? - NACIONALE

Kalimi i çdo afati për konstituim të Kuvendit, Kelmendi pyet: A është shuar institucioni i Kuvendit të Kosovës?

1 orë më parë

nga NACIONALE

Tashmë është konsumuar edhe afati i Rregullores së Kuvendit të Kosovës që seanca konstitutive në rast të mosmbylljes të vazhdohet jo më larg se 48 orë.

Gazetari Adriatik Kelmendi pyeti a është shuar institucioni i Kuvendit të Kosovës dhe a kanë hequr deputetët dorë nga mandatet e tyre.

Postimi i Kelmendit:

Pyetje për 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës, dalë nga vullneti qytetar nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026:

- A është shuar institucioni i Kuvendit në Kosovë?

- Pse nuk u konstituua as në ditën e 30 pas certifikimit të zgjedhjeve?

- Pse sot, 48 orë pas mbledhjes së kaluar, nuk jeni mbledhur në sallën e Kuvendit?

- A keni hequr dorë nga mandatet?

Lajme të ngjashme