Kajtazi: Struktura paralele e AKI-së ka paguar shkrimin kundër Nacionales, të publikuar në RTK
Gazetari Vehbi Kajtazi në emisionin “RUBIKON”, në Klan Kosova, ka thënë se ka informacion se ekziston një sektor i veçant brenda AKI-së e cila merret me atë që quhet “luftë hibride”. Sipas tij, lajmi i publikuar në RTK, për Nacionalen e Periskopin ka qenë i pagaur nga ky sektor. Pra, që të shkruhet në Bonje e të tranmetohet në Kosovë.
“Ky lajm për Nacionalen e Periskopin është pagu, është pagu nga ky sektor i AKI-së, është shkru me urdhër dhe është tranmsetu në RTK me urdhër. Qëllimi është që të luftohen gazetarët kritik ndaj pushtetit” – ka thënë Kajtazi.