Kajtazi: Rama po e merr rolin e një prirësi të qortimit të Kosovës
Analisti Vehbi Kajtazi për Rubikon të Klan Kosovës kishte disa kritika për kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën. Kajtazi tha se Rama ka marrë rolin e një prijësi në kritikat ndaj Kosovës.
Kajtazi tha se ndonëse Rama ka të drejtë për ankesat dhe kritikat që i drejton ndaj Kosovës, ai megjithatë duhet të ketë një retorikë më të butë.
“Një orë e gjysmë fjalim [në Kuvend]. Në shumicën prej tyne unë pajtohem, absolutisht. Por, zotëri Rama do të duhej të ishte, pavarësisht të drejtës së tij dhe argumenteve të tij, do të duhej të ishte më i butë në raport me Kosovën në paraqitjet publike sepse po e merr rolin e një prijësi të qortimit të Kosovës”, tha Kajtazi.
