Kajtazi: Njerëzit e lidhur me SPS-in e Milosheviqit në rend të parë, Haradinaj në rend të fundit - NACIONALE

Kajtazi: Njerëzit e lidhur me SPS-in e Milosheviqit në rend të parë, Haradinaj në rend të fundit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj vendimit të protokollit të shtetit që dje kishte caktuar për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në ceremoninë për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ai ka kritikuar protokollin e shtetit që njerëzit e lidhur me SPS-in e Milosheviqit i kishin ulur në rend të parë, kurse ish-komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj, e kishin ulur në rendin e fundit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se po të varej Kosova prej disave që ishin ulur në rendin e parë, nuk do të ishte çliruar kurrë.

“A po ju vlon gjaku hala o patriota? Heheheh. A e pate dje qysh njerez te lidhun me SPS-in e Milosheviqit ulen ne rend te pare, derisa komandantin me emblematik te gjalle te UÇK-se, Ramush Haradinajn e perplasin ne rresht te fundit? Nje gje ju garantoj, se po te varej Kosova nga disa prej atyre qe ishin ule ne rreshtit e pare, sot do te ishim pjese e Serbise. Diçka si Vojvodina. Nderkohe, sa me shume qe po krijohet distance me kohen e luftes, aq me te paster po e shoh UÇK-ne!”, ka shkruar Kajtazi.

Lajme të ngjashme