Kajtazi lavdëron PSD-në: Secili i ri që dëshiron të jetë aktivist politik, duhet t`i bashkohet PSD-së - NACIONALE

Kajtazi lavdëron PSD-në: Secili i ri që dëshiron të jetë aktivist politik, duhet t`i bashkohet PSD-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi ka lavdëruar aksionin e sotëm të PSD-së kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Ai ka thënë se nëse sot një i ri dëshiron të jetë aktivist politik, ai duhet t`i bashkohet PSD-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtaz ka shkruar se kauzën kundër Gjykatës Speciale sot e përfaqëso vetëm kjo parti.

Ai ka kritikuar partit parlamentare.

Sipas tij, VV-ja është bërë regjim i rrezikshëm, PDK-ja nuk ka kauzë, LDK-ja është njësoj, kurse AAK-ja nuk ka ndryshuar.

Nese dikush, sot, do qe te jete aktivist politik, ku mund te shkoje? Ne Vetevendosje? Jo! Sepse eshte bere regjim i rrezikshem. Ne PDK? Jo, sepse nuk ka per çka? Nuk ka ndonje arsye e as kauze. Ne LDK? Jo, sepse eshte njesoj si ta çosh voten ne Vetevendosje veç me ndermjetsues. Ne AAK? Jo, sepse nuk ka ndyshuar kurre. Prandaj, nese dikush do ndyshim dhe adrenaline si i ri, duhet te shkoje ne PSD sepse kauza si kjo e sotmja nuk i perfaqeson kurrkush. E kauze si kjo duhet te kesh guxim t'i përfaqësosh”, ka shkruar Kajtazi.

Lajme të ngjashme