Kajtazi: Kush mbron Martin Berishajn, e mbron krimin
Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar zyrtarët e pushtetit që po e mbrojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kush është mbron Berishajn po e mbron krimin.
“Kushdo qe e mbron Martin Berishajn, e mbron krimin!”, ka shkruar Kajtazi.
Raportimet e Planet TV për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishajt në skandalin e madh financiar, ishin dërguar në Gjykatë për shpifje nga Berishaj.
Sot ëshët raportuar se pas vendimit të shkallës së parë, edhe shkalla e dytë e Gjykatës në Slloveni ia ka refuzuar ankesën ambasadorit të Kosovës në Kroaci.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeredaktori i Planet TV, Mirko Mayer, i cili e ka publikuar edhe vendimin.