Kajtazi: Kurtit i është bërë e qartë - ose të pranojë marrëveshjen me Serbinë ose do të largohet
Sipas gazetarit Vehbi Kajtazi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është kërcënuar me pasoja ndërkombëtare nëse refuzon marrëveshjen e propozuar të BE-së me Serbinë.
Sipas Kajtazit, Kurti do të largohet nga pozita e shefit të qeverisë nëse e refuzon planin e BE-së.
“Kurtit i është bërë e qartë që ose duhet ta pranojë ose do të largohet. Jam i bindur që zoti Kurti është kërcënuar me sanksione. I qesin sanksione penguesit të marrëveshjes, jo Kosovës”, tha ai në Klan Kosova.
Ai iu referua Gabriel Escobart, të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, i cili disa ditë më parë tha se qeveria e Kosovës do të shikonte "partnerët e tjerë" nëse nuk do të merrte pjesë në procesin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
"Kryeministrit Kurti ia kanë bërë të qartë publikisht se ne nuk të kemi vetëm ty, marrëveshja nuk varet nga një parti apo ndonjë individ”, tha ai.