Kajtazi komenton intervistimin e Mihalit: Krejt dhe drejt Prokurorisë Speciale! - NACIONALE

Kajtazi komenton intervistimin e Mihalit: Krejt dhe drejt Prokurorisë Speciale!

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vehbi Kajtazi, analist në Rubukon, ka reaguar në lidhje me intervistimin e Dejona Mihalit, koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, nga ana e Prokurorisë Speciale.

Në shkrimin e tij, Kajtazi ka përdorur slloganin e VV-së “Krejt dhe Drejt”, të cilin partia në pushtet e kishte mbajtur për zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt të vitit 2021.

“Krejt dhe drejt Prokurorisë Speciale” – ka shkruar Kajtazi.

Në një postim të mëhershëm, ai gjithashtu pati një "porosi" shpotitëse për Mihalin: "Mos u dorëzo, e nderuar."

Lajme të ngjashme