Kajtazi: Ishalla s'jeni bërë budallë me ia dhanë çelësat e dronëve Dejona Mihalit
Analisti dhe gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar në një postim në Facebook pas blerjes së dronëve “Bayraktar” nga Qeveria e Kosovës duke shpresuar që të mos bien në dorën e zyrtares së VV-së, Dejona Mihali.
Me një dozë ironie, analisti është shprehur disi skeptik ndaj kësaj blerjeje, duke ditur pushtetin që zotëron anëtarja e kryesisë së partisë në pushtet.
“Ishalla nuk jeni bërë budallë me ia dhanë çelësat e dronëve Dejona Mihalit se do të na k** nanën neve që nuk i perqafojmë vlerat e këtij regjimi” – ka shkruar Kajzai me ironi.