Kajtazi: Ishalla nuk çohet lideri (Kurti) me e mbrojtë Millosheviqin
Analisti Vehbi Kajtazi, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj, i cili tha se zv/ministri Radomiroviq nuk ka qenë në luftë.
Kajtazi në facebook shkroi se vetë zv/ministri e ka pranuar që ka qenë pjesë e ushtrisë.
Ai ka thënë se shpreson që Kurti të mos e mbrojë Millosheviqin, se këta do të thonë se ai nuk ka kryer krime.
Postimi:
Ky ushtari i Milosheviqit, tash zevendesminister ne Qeverine Kurti, po thote sa po mundet se ka qene pjese e Ushtrise qe ka kryer krime kunder shqiptareve - pushteti ne anen tjeter e mohon kete fakt dhe e mbron ate.
Ishalla nuk çohet lideri naj dite me e mbrojte Milosheviqin, se krejt kane me thane se nuk ka kryer krime ne Kosove.
Çmenduri!