Kajtazi: E mposhtën Serbinë, sot protestojnë para Qeverisë për një grimë mirëqenie
Vehbi Kajtazi, analist, ka komentuar protestën e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës para Qeverisë së Kosovës.
Kajtazi ka shkruar se këta djem që e mposhtën Serbinë, sot po protestojnë për një grimë mirëqenie para Qeverisë.
“Para pese javesh keta djem mposhten Serbine ne nje perpjekje per ta pushtuar nje pjese te territorit te Kosoves. Secili prej tyre do te mund te kthehej ne arkivol. Do te shpallej hero. Do te krenoheshim edhe me shume me ta.
Sot, ata po protestojne para Qeverise se shtetit te cilin e mbrojten me jeten e tyre.
Per çka?
Per nje grime mireqenie.” – shkroi Kajtazi.