Kajtazi e kritikon Kurtin: E varrosi Zajednicën, tash po e ringjallë - NACIONALE

Kajtazi e kritikon Kurtin: E varrosi Zajednicën, tash po e ringjallë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë ngritë zërin për mos lejimin e formimit të Asociacionit.

Në një emision televiziv në RTV21, vite më parë Kurti kishte deklaruar se Zajednica ka vdekur, duke thënë se 7 kapitujt nuk janë në përputhje me Kushtetutën, dhe se 23 nenet e Kushtetutës janë shkelur.

Ai kishte thënë se krejt këtë e ka “shpartalluar” aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, duke deklaruar se ky aktgjykim ka pasur një ironi: “Ka një farë ironie të hollë në aktgjykim e Gjykatës Kushtetuese, formone ju Asociacionin por 23 nenet e Kushtetutës janë shkel dhe asnjëri nga kapitujt nuk është në rregull.”

Asociacioni me shumica serbe praktikisht ka vdekur. Vendimi i gjykatës kushtetuese i 23 dhjetorit 2015 ka thënë se asnjë prej 7 kapitujve nuk është në përputhje me kushtetutën. Gjithsej 23 nene të Kushtetutës janë shkelur, rrjedhimisht nuk ka më Asociacion. Varroset më 6 tetor, ata që e kanë mbështet shkojnë bashkë më të, le të ja bëjnë qarën ata. Edi që ka marrëveshje të nënshkruar, por ka edhe aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. E ka shpartallu aj aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese Zajednicën. Unë e kam lexu mirë atë aktgjykim. Asnjë kapitull i Zajednicës nuk është në përputhje me Kushtetutën, nuk e ka pshtu asnjë kapitull. Bile ka muajt në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese më thanë qe ky kapitull bon. Asnjë ka thanë s’bon. Masanej ka thënë formone, ajo është gati ironi. Ka një farë ironie të hollë në aktgjykim e Gjykatës Kushtetuese, formone ju Asociacionin por 23 nenet e Kushtetutës janë shkel dhe asnjëri nga kapitujt nuk është në rregull.” – ka thënë Kurti vite më parë.

Rreth kësaj ka reaguar, analisti dhe gazetari, Vehbi Kajtazi.

Kajtazi ka thënë se Kurti tash po e ringjallë Zajednicën, ku brenda 48 orëve pritet të ulët me Vuçiqin për t’i dhënë formë jo veç zajednicës, por edhe autonomisë për serbët.

Postimi i plotë i tij:

Ky zotëria që është kryeministër, e kishte "varrosur" zajednicen.

Tash po e ringjalle atë.

Brenda 48 oresh do te ulet me Vuçiqin per ti dhene forme jo veç zajednices, por edhe autonomise per serbet.

Degjojeni dhe qeshni me qeshjen e shokut Albin!

Lajme të ngjashme