Kajtazi: Clinton dhe Clark janë heronj, Osmani nuk ka bërë asgjë për Kosovën
Gazetari Vehbi Kajtazi ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për foton e publikuar sot bashkë me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish-gjeneralin amerikan Wesley Clark.
Duke komentuar përshkrimin e fotos që ia ka bërë presidentja, Kajtazi ka thënë se ajo e identifikon vetëm me Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Osmani nuk ka bërë asgjë për Kosovën.
Sipas tij, shefja e shtetit është hisedarë në shkatërrimin e të gjitha të arriturave.
“Qe qysh e sheh veten presidentja. I duket Kosove. Sa, lider para saj te cilet kane ba shume per vendin, nuk e kane pa veten keshtu. E vertete qe keta dy jane heronj, nderkaq, presidentja nuk ka dhene kurrfare kontributi pozitiv per Kosove. Eshte hisedare ne shkaterrimin e te gjitha te arriturave, per aq kohe sa e mbeshtet Kurtin ne kete theqafje. Respekt e nderuar!”, ka shkruar Kajtazi.