Kadrijaj: S’kemi ndryshuar qëndrim për Haxhiun - NACIONALE

Kadrijaj: S’kemi ndryshuar qëndrim për Haxhiun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të dielen nga ora 10:00 do të zhvillohet seanca e shtatë konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Në lidhje me votimin për postin e kryeparlamentares, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me kandidaturën e Albulena Haxhiut.

Deputetja Time Kadrijaj ka deklaruar se qëndrimi i AAK-së mbetet i pandryshuar dhe ka theksuar se është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje të sigurojë votat e nevojshme.

“Ne nuk kemi lëvizur nga qëndrimi ynë për votimin e kryeparlamentares. Është detyrë e LVV-së të angazhohet për të mbledhur votat e nevojshme”, tha Kadrijaj për GazetaBlic.

Lajme të ngjashme